E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza italiane zhvleresohen 24 banka


Një javë pasi Italia pësoi një goditje serioze kur norma shtetërore e kreditimit u zhvlerësua, “Standart & Poor” goditi pasditen e sotme edhe 24 banka italiane.

”Tensionet e reja të tregjeve në Eurozonë, sidomkos në Itali dhe perspektiva e keqe e rritjes ekonomike, kanë sjellë një përkeqësim të ri të mjedisit funksional të bankave italiane”, shkruhej në komunikatën e “S & P”, një institucion i specializuar për vlerësime ekonomike.

Në raport, parashikohej edhe që bankat italiane të jenë të detyruara të paguajnë interesa më të larta për borxhet që do të marrin në të ardhmen. Një muaj më parë, “S & P” pati Kriza FinanciareMoody’s zhvlerëson Spanjën Kina mund të zgjidhë krizën globaleFrika për Francën, bien bursat europiane zhlerësuar shtatë banka të tjera, përveç vetë shtetit.

Në listën e bankave të reja të cilave u reduktohet nota vlerësuese, përfshihen “Banka Monte dei Paschi”, “Banco Popolare Sociata Cooperativa”, “Banco Popolare dell’Emilia Romagna”, “Banca Popolare di Milano”, “Banca Popolare di Vicenza” dhe “Banca di Bologna”.

”S & P” shkruante në raport gjithashtu se situata aktuale e “nuk është kalimtare” dhe se “pasojat e saj pritet të zgjasin”. “Shteti italian duhet të reduktojë urgjentisht borxhin e tij dhe të punojë në strategji që do të favorizojnë rritjen”, përfundonte raporti.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
19 tetori, festë kombëtare
Itali, edhe Meta në përgjime
Meta-Prifti, nis ekspertiza
Bulqizë, një i vdekur, 8 të plagosur

Tiranë, vrasje për një gërvishtje makine

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›