Kriza japoneze mberrin tek firmat gjermane

Opeli ne Ryselshajm te Gjermanise u detyrua te pezullonte prodhimin e modelit Corsa ne fabriken ne Eizenah pasi furnitori i tij japonez nuk mund te livronte porosine. Per prodhimin e Corses mungonte nje pjese e rendesishme elektronike per komandimin e motorit. Ky ishte sinjali i pare per ate qe mund te perjetonte pas pak javesh e gjithe industria gjermane e prodhimit te automobileve.
Rezerva eshte konsumuar
Sipas vleresimeve te institutit IHS Automotive per studime tregu ne vitin 2010 nje e treta e te gjitha cipeve per industrine e automobileve ne te gjithe boten ka ardhur nga Japonia. Shume pjese kembimi nga Japonia jane ende rruges se transportimit detar apo ne magazina. Por ngadale situata po veshtiresohet thote Stefan Bratzel nga Shkolla e Larte profesionale per Ekonomi ne Bergisch Gladbah prane Kelnit. Ai llogarit qe pas dy deri tri javesh te kete me shume mungesa ne furnizime per industrine gjermane te automobileve.
Firma si Daimler Volkswagen apo BMW prodhojne ende si me pare por perpiqen te mbeshteten tek furnitore jashte Japonise. Kjo eshte e mundur per komponente standard thote Bratzel. Megjithate numri i tyre ne makina eshte i vogel. Edhe nese nje prodhues automjetesh i blen pjeset nga dy furnitore te ndryshem nuk mund te perjashtohen mungesat. Prodhuesit e pjeseve per automjete nuk mund te rrisin menjehere prodhimin per te plotesuar mungesat nga Japonia pasi aktualisht ata punojne me kapacitet te plote.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Paisjet elektronike mund te shtrenjtohen. Sektori Hightech i druhet rritjes se cmimeve
Por jo vetem industria e automjeteve sheh me shqetesim nga Japonia. Ne nje sondazh ne radhet e prodhuesve te paisjeve elektronike rreth 20 per qind e te anketuarve pohuan se kane probleme furnizimi. 50 per qind e prodhuesve dhe tregtuesve te ketyre paisjeve llogarisin me kufizime ne furnizime ne javet dhe muajt e ardhshem beri te ditur shoqata e sektorit Bitkom.
Situata ne Japoni sipas Bitkom ka pasoja edhe per cmimet rreth 20 per qind e te anketuarve nga sektori i Hightech kane konstatuar rritje te cmimeve tek produktet perfundimtare por edhe tek pjeset e vecanta. 50 per qind presin te ndiejne rritjen e cmimeve ne javet dhe muajt e ardhshem.
Shqetesim per furnizimin me energji
Michael Hauger nga grupi Kion prodhuesi numer 2 ne bote i makinave pirun nuk eshte i prekur nga ngushtica e furnizimeve nga Japonia. Megjithate ai sheh me shqetesim zhvillimet atje furnizimi me energji i firmave japoneze nuk eshte ende i garantuar dhe askush nuk e di se cfare pasojash do te kete katastrofa berthamore. Zona e sigurise perreth ernobilit kishte nje rreze prej 260 kilometrash. Zona e evakuuar rreth Fukushimes eshte ende 20 kilometra. Por cfare ndodh nese katastrofa arrin permasat e ernobilit Atehere do te mberrihej ne Tokio thote Hauger. Nese kryeqyteti i Japonise do te rrezikohej nga rrezatimi pasojat do te ishin fatale mendon Manfred Hoffmann drejtor i dhomes gjermane te Industrise dhe Tregtise ne Japoni. Per ekonomine gjermane per ekonomine mbareboterore por para se gjithash per njerezit e prekur ne Japoni.
Autor Jutta Wasserrab / Eliana Xhani
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora