E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane- Elbasan firmoset kredia 223 milion dollareshe

Qeveria shqiptare ka marrë rreth 222.7 milionë dollarë kredi për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan. Ministri i Financave, në emër të qeverisë ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë me Bankën Islamike për Zhvillim. Marrëveshja u siglua nga presidenti i Bankës Ahmed Mohamed Ali.

Ministria e Financave bën me dije se kredia prej 222.7 milionë dollarë ofrohet nga IDB me një maturim 17- vjeçar plus tre vjet pa pagesë me interesa. Segmentet e rrugës Tiranë – Elbasan që financohen nga kjo kredi do të kenë një gjatësi prej 26 kilometra nga 55 kilometra që është aktualisht.

Kredia e Bankës Islamike për Zhvillim do të financojë tre segmente. Atë me gjatësi 13 kilometra që fillon nga unaza e Tiranës deri në hyrjen e tunelit, segmentin e dytë i cili përfshin ndërtimin e dy tuneleve të ndarë dhe me dy drejtime të lëvizjes me gjatësi secila  prej 2.1 kilometra m dhe 2.3 kilometra, segmenti i tretë do të ketë gjatësi 10.8 kilometra, që fillon në daljen e tuneleve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›