E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, kontroll kredive te keqija

Per te eliminuar cdo rrezik qe mund ti vije sistemit bankar shqiptar, bankat e nivelit te dyte duhet te identifikojme sa me shpejt portofolin e pergjithshem te kredive me probleme. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, prezantoi dje masat qe do te merren per te eliminuar cdo rrezik qe mund ti vije sistemit bankar si pasoje e ketyre kredive. Gjithashtu, Fullani siguroi se sistemi bankar ne Shqiperi eshte i sigurt dhe nuk ka asnje ndikim nga situata nderkombetare. Megjithate, ne kuader te masave parandaluese, Banka e Shqiperise ka forcuar kontrollet ndaj bankave te nivelit te dyte.

Kriza

"Ne nuk jemi te toksikuar nga kriza financiare nderkombetare" eshte shprehur dje guvernatori i BSH-se Fullani i cili i ka siguruar te gjithe konsumatoret se parate qe ata kane depozituar ne banka nuk rrezikojne nga kriza financiare qe ka perfshire shume vende te botes. "Asnje prej bankave qe operon ne Shqiperi nuk ka investuar ne asnje lloj forme ne aktivet e intoksikuara, te cilat sic dihet, kane qene faktori kryesor qe ka renduar situaten financiare globale" ka theksuar ai. Madje sipas tij sektori bankar shqiptar eshte ne gjendje te mire per te perballuar rreziqet e ndryshme, qe mund te rrjedhin si rezultat i levizjeve te padeshirueshme ne kursin e kembimit dhe ne normat e interesit. Por pavaresisht kesaj situate, pozitive eshte shume e rendesishme qe te kontrollohen imtesisht, ecuria e cilesise se aktiveve dhe treguesve te likuiditetit. Nderkohe, vitet e fundit eshte rritur ndjeshem niveli i kredidhenies, pikerisht ketu do te meshojne edhe kontrollet qe do te ushtroje Banka e Shqiperise ne menyre qe te mos krijohet asnje problem ne sistem. "Rritja e shpejte e kredise dhe veshtiresite qe mund te ndeshin sektore te vecante te ekonomise, qe jane kredituar ne menyre te ndjeshme, jane faktore qe do te vijojne te ushtrojne presion mbi cilesine e kredise ne te ardhmen. Per kete qellim, bankat te ndjekin nje politike te identifikimit sa me te shpejte te kredise me probleme dhe te krijojne menjehere fondet perkatese rezerve" eshte shprehur ai. Per te monitoruar kete proces, Banka e Shqiperise, do te rrise numrin e kontrolleve ndaj te gjitha bankave te nivelit te dyte ne menyre qe te parandaloje cdo problem. Ndersa ne lidhje me likuiditetin, sipas guvernatorit, Fullani, eshte e nevojshme qe strukturat drejtuese te bankave, te ndjekin praktika qe lejojne vete institucionin te plotesoje nevojat e pritshme per likuiditet ne menyre sa me te pavarur, por duke pasur edhe alternativa te cilat permiresojne aftesine e tyre per te gjeneruar likuiditet, ne rast nevoje. Perballe nje situate te tille ato duhet te rishikojne cilesine e portofolit te letrave me vlere, vecanerisht te atij ne valute, per te realizuar karakteristikat optimale te sigurise dhe te tregtueshmerise.

Rreziku

"Zgjerimi i krizes ne tregjet nderkombetare financiare drejt Evropes, ka bere qe te shtohet rreziku i ndikimit te sistemit financiar ne vend. Megjithate, disa faktore qe jane permendur ne deklaraten e meparshme, ku vecojme nivelin relativisht te ulet te ekspozimit te sistemit tone financiar ndaj institucioneve te huaja financiare, nivelin e ulet te integrimit ne pergjithesi dhe mire kapitalizimin e veprimtarise se grupeve bankare evropiane dhe te filialeve te tyre qe veprojne ne vendin tone, do te sherbejne si elemente mbrojtese per sistemin tone financiar ndaj ketij rreziku" ka thene guvernatori ne deklaraten e tij. Gjithashtu mendohet se kjo krize mund te ndikoje negativisht tek dergesat e emigranteve te cilet rrezikojne te sjellin me pak para per familjaret e tyre. Megjithate, duke pasur parasysh se nje pjese e mire e te ardhurave qe vijne nga emigracioni perdoren per import, sipas Fullanit kjo do te jete nje mbeshtetje e mire per te mos pasur nje ndikim me te forte ne kete drejtim. Natyrisht, nje garanci tjeter eshte fakti qe zhvillimi i ekonomise shqiptare bazohet ne kerkesen e brendshme, e cila ka per burim kryesor kredine nga sistemi bankar dhe mbeshtetet ne reforma te mira strukturore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›