Pronat, si do anulohet grabitja
TIRANE - Parregullsia me titujt e pronesise do te shoqerohet me dergimin e ceshtjes ne gjykate, ku komisioni i verifikimit do te loze rolin e prokurorit, pra te mbrojtjes se akuzes. Materiali per procedimin penal do te plotesohet me elemente te tille, sic eshte marrja ne konsiderate e ankesave te qytetareve, te cilet kane humbur pronat e tyre apo eshte abuzuar me to. Nje skeme te tille e ka pohuar njeri nder anetaret e Komisionit te Ligjeve, kryetari i Grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi. Ai tha se gupet e eksperteve qe do te ngrihen javen e ardhshme per te bere verifikimin e titujve te pronesise ne te gjithe vendin do ta bazojne punen e tyre edhe ne kerkesat e vete qytetareve per shqyrtimin e ketyre titujve. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", Madhi tha se keto grupe do te marrin ne konsiderate ankesat e vete qytetareve, ne lidhje me rastet kur atyre ju eshte grabitur prona qe kane disponuar. "Komisioni me ekspertet do te marre ne shqyrtim te gjitha ankesat e personave per sa i perket titujve te pronesise dhe ne baze te ketyre ankesave do te behen edhe verifikimet perkatese per zgjidhjen e ceshtjes", deklaroi Madhi duke ju referuar edhe ligjit per verifikimin e titujve te pronesise, i cili tashme ka hyre ne fuqi. Por nga ana tjeter republikani, Arian Madhi tha se komisionet qe do te ngrihen ne cdo prefekture do te bejne edhe pa kerkese verifikimin e titujve te pronesise per cdo toke te dhene gjate 17 viteve te fundit. Verifikimet do te behen edhe per toket bujqesore te ndara sipas ligjit 7501 dhe per tokat ne zonat turistike. "Komisionet e verifikimit edhe pa ankesa do te bejne kontrollin e cdo centimetri toke te ndare gjate 17 viteve te fundit, qofte kjo toke bujqesore apo toke ne zonat turistike per shqyrtimin e ketyre titujve", theksoi kreu i grupit parlamentar te PR-se, Madhi. Ai kembenguli se ky komision ka si qellim te vetem te tij verifikimin e ketyre titujve te pronesise te dhena ne vitet e pluralizmit. Nisur nga kjo, sipas kreut te grupit republikan, do te jete gjykata ajo qe do te vendose ne lidhje me ceshtjet qe do t'i coje per shqyrtim ky komision ekspertesh. "Komisioni i verifikimit te titujve te pronesise ka edhe nje detyre tjeter qe ne rastet kur rezultojne parregullsi me titujt e pronesise, atehere ceshtja dergohet ne gjykate, ku komisioni eshte ne rolin e nje prokurori i cili paraqet te gjitha faktet e mbledhura me qellim zgjidhjen e ceshtjes", theksoi Madhi. Tashme pritet qe javen e ardhshme te mbyllet edhe procesi i ngritjes se ketyre komisioneve dhe te filloje puna per verifikimin e rasteve. Fatjona Mejdini