E Shtunë, 31 Tetor 2026

Municionet e Grizes dergohen ne Berat

Patos- Prej nje muaji, dhjete makina ushtarake nen masa te rrepta sigurie e shoqerim autokolone, po largojne nga depot e municionit ne Grize te Patosit, tonelatat e municionit drejt tuneleve te Mbreshtanit dhe Vertopit ne Berat. Lajmi konfirmohet nga burime prej repartit ushtarak 4303/2 ne Grize, si dhe nga police ushtarake qe shoqerojne autokolonen gjate transportit te municionit. Kjo nisme eshte ndermarre me qellim qe te shmanget ndonje tragjedi e mundshme ne rast aksidenti, pasi municionet e rrezikshme duhen larguar nga qendrat e banuara.

Per shkak te detyres, ushtaret nuk mund te flasin per gazeten, por pohojne faktin se makina ushtarake po largojne tonelata municioni. Policia Ushtarake ndodhet ne kete repart per te shoqeruar operacionin dhe autokolonen e automjeteve te transportit. Disa prej oficereve deshmuan per gazeten se eshte e vertete qe po largohen tonelata municioni luftarak nga depot e Grizes dhe po magazinohen ne fshatrat Mbreshtan dhe Vertop, por nuk japin hollesira per llojin e municioneve. Duket se urdhri eshte leshuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem, me qellim marrjen e masave per sigurine e jetes se banoreve prane zonave ushtarake.

Banore te fshatit Grize, te kontaktuar nga gazeta "KJ", pohojne faktin se eshte e vertete qe po e largojne "Gerdecin" e dyte dhe kjo i sherben sigurise se jetes se tyre. Ata shprehen se kane qendruar nen panik qe nga viti 1997, por nuk e kane ditur se cfare rreziku serioz kane per jeten deri ne momentin e shperthimit ne Gerdec. Edhe me pare banoret ishin ankuar per depot me municione prane shtepive ne Grize dhe kerkuan heqjen e tyre. Pas inspektimit disa muaj me pare nga Ministria e Mbrojtjes, eshte vendosur qe ato te largohen per ne baza me te sigurta. Ne Grize numerohen te pakten 20 depo me municion e armatim te ndryshem.

Enver Ruzhdia:"Municionet ishin shume te rrezikshme"

Enver Ruzhdia 62 vjec, banor i fshatit Grize, pohon per gazeten se ka punuar per 42 vjet shofer i tonazheve te renda. "Kam qene prezent pasi ne 1997 edhe i kemi ruajtur keto depo, se shteti nuk ekzistonte. Municioni luftarak eshte me tonelata. Kane nje muaj qe makinat ushtarake vene e vijne nen kontrollin e rrepte te Policise Ushtarake. Ato po largojne tonelata tritoli, predha avionesh e kundratanke, me diagore e kapuc, qe jane shume te rrezikshme, jo vetem per ata pak ushtare qe jetojne fare prane ketyre depove, po per fshatin Grize, Patosin, Fierin dhe me tej", shprehet Enveri.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›