E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza kryqëzon qeverinë, detyrohet të shkurtojë buxhetin

Tiranë- Mesa duket qeveria është dorëzuar para krizës ekonomike që ka pushtuar eurozonën, pasi do të marrë masa për ndryshimin e buxhetit.

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar se kriza evropiane po ndikon edhe në vendin tonë dhe për këtë arsye do të bëhen ndryshime në buxhet, me qëllim tkurrjen e treguesve, dhe paraqitjen e shifrave sa më realiste.

Siç shihet viti 2012 është një vit tepër i vështirë për shkak të zhvillimeve në Eurozonë dhe impakti që ka kjo krizë në vendin tonë, zhvillimet ekonomike të Italisë, Greqisë, por edhe më gjerë, sigurisht që nuk do të kalojnë pa lënë gjurmë në ekonominë shqiptare. Por ajo që do të thoja është se në 4 mujorin e parë kemi një rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, sigurisht jo në përputhje me objektivat tona. Është më e vogël rritja në krahasim me objektivat që kemi dhe kjo na bën të jemi të kujdeshëm në programimin për këtë periudhë të vitit ku jemi,- tha Bode.

Por shifrat e bëra publike nga Ministria e Financave tregojnë se kemi një defiçit të lartë dhe kjo ka ardhur për shkak të mosmbledhjes së të ardhurave. Pra mesaduket kriza ekonomike i ka prishur planet e saj për një rritje me 4.3%, dhe për këtë arsye planet duhet të rishihen edhe një herë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›