Kriza, BE propozon kredi direkte për bankat
Bruksel- Komisioni Evropian ka sugjeruar një kredi direkte për bankat në vend që të ndihmojnë qeveritë kombëtare.
‘Për të ndarë lidhjen mes bankave dhe sovranëve, të rikapitalizmit të drejtëprdrejtë nga EMS (mekanizmi evropian për stablitet) mund të merret në konsideratë’- tha Komisioni.
EMS është fondi i përhershëm i Eurozonës. Thirrja e BE-së vjen nga frika në rritje lidhur me shëndetin e bankave e cila ka tronditur tregjet.
EMS u bë operacionale që prej Korrikut por aktualisht është e projektuar vetëm t’i japë hua qeverive të prekura nga kriza. Komentet e Komisonit erdhen gjatë një analize të përgjigjes së Evropës ndaj krizës së borxheve. Ndër të tjera Komisioni Evropian shtoi: ‘Një integrim i ngushtë midis vendeve të Eurozonës në strukturat mbikqyrëse dhe praktikat, në menaxhimin e krizës ndërkufitare dhe ndarjen e barrës, drejt një unioni bankar do të jenë të rëndësishme për BE’, duke mos shpjeguar se çfarë nënkuptohet me një bashkim bankar.
Dorina Bilbili/IDEA/