E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa thyen heshtjen, denoncon mediat për Vatileaks

Vatikan- Papa Benedikti XVI ka thyer sot heshtjen lidhur me skandalin e rrjedhjes së informacioneve sekrete nga Vatikani duke shprehur zemërimin e tij me mënyren sesi disa media kanë mbuluar historinë.

Papa tha se raportimet e ekzagjeruara dhe falas kanë krijuar një imazh të rremë të Selisë së Shenjtë. Një seri e rrjedhjes së informacionit, apo siç u quajt Vatileaks, foli për akuza për keqmenaxhim, korrupsion dhe konflikte të brendshme në Vatikan.

Ndërkohë që shërbetori i Papës është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka marrë dokumente papale dhe memorandume. Paolo Grabriele, i cili jeton me gruan dhe fëmijët e tij në një banesë në Vatikan, ka premtuar se do të bashkëpunojë plotësisht për hetimin. Vatikani i ka mohuar raportimet e medias italiane duke thënë se 46-vjeçari Gabriele nuk kishte vepruar i vetëm por ishte pjesë e një grupi 20 ose më shumë denoncuesish të udhëhequr nga një kardinal.

Gjatë fjalimit të përvajshëm në sheshin e Shën Pjetër, Papa tha: ‘Sugjerimet janë shumëfishuar, amplifikuar nga disa media të cilat ishin krejtësisht të panevojshme. Të cilat kanë shkuar edhe përtej fakteve, duke ofruar një imazh të Selisë së Shenjtë që nuk i përgjigjet realitetit’.

Ati i Shenjtë foli gjithashtu për ndikimin e akuzave kundër Gabriele, i cili ka qënë shërbetori i tij për shumë vite dhe një prej personave të paktë që kishin qasje në apartamentet private të Papës. Papa shtoi se i ishte mirënjohës atyre që kishin vazhduar të punojnë sëbashku me atë çdo ditë me besnikëri, me frymën e sakrificës dhe në heshtje.

Muajin e shkuar Papa ngriti një komision të veçantë të kardinalëve për të gjetur burimin që nxorri dokumentët konfidenciale të Vatikanit, brenda pak ditësh u shkarkua kreu i bankës së Vatikanit dhe u arrestua shërbetori i Atit të Shenjtë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›