E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza me Francën, Davutollu anulon vizitën në Bruksel

“Vendosëm ta shtyjmë këtë udhëtim në mënyrë që të qëndrojmë në Turqi, cilido qoftë përfundimi i votimit në Senatin francez”, i deklaroi AFP-së një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke.

Senatorët francezë votojnë të hënën për një projektligj që ndëshkon mohimin e gjenocidit armen, një dokument i paraqitur nga Presidenti Nikolas Sarkozi dhe që ka shkaktuar një krizë të rëndë mes Francës dhe Turqisë.

Ankaraja ka ndërprerë tashmë bashkëpunimin ushtarak dhe politik me Parisin pas votimit të ligjit nga Asambleja Kombëtare dhe ka parashikuar një seri tjetër masash kufizuese nëse dokumenti miratohet nga Senati dhe më tej nga Presidenti.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-22 14:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›