Kroatët votojnë për anëtarësimin në BE

Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 dhe do të mbyllen në 18:00, ndërsa rezultatet e para pritet të dalin në mbrëmje.
Dje, në prag të votimit, shefja e diplomacisë kroate,Vesna Pusiç, u bashkua me një manifestim në favor të BE-së në qendër të Zagrebit. Ajo këmbënguli të zbuste shpresat irrealiste duke u shprehur se “BE-ja sigurisht nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet tona. Përkundrazi, i takon qeverisë kroate të gjejë zgjidhjet për kapërcimin e kësaj situate të vështirë ekonomike”.
Një grup i vogël euroskeptikësh marshuan gjithashtu në qendër të qytetit me pankartat “Nuk mund t’ia dalim vetëm!, Jo BE-së”. Pesë prej tyre u arrestuan nga policia ndërsa përpiqeshin të ulnin flamurin e BE-së të ngritur mbi sheshin qendror.
Sipas sondazheve, të dielën, “po”-ja, për të cilën nevojitet një shumicë e thjeshtë, pritet të fitojë me 55 deri 60 për qind të votave, ndërsa “jo”-ja do të marrë rreth 30 për qind.
Nëse fiton “po”-ja, traktati i anëtarësimit që Kroacia e ka nënshkruar në dhjetor 2011 do të marrë edhe ratifikimin nga secili prej 27 shtetet anëtare të BE-së, përpara integrimit në bllok.
Pas Sllovenisë në 2004-n, Kroacia do të jetë e dyta ndër gjashtë ish-republikat jugosllave që anëtarësohet në BE, një perspektivë e ofruar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
/Start/E.B/
2012-01-22 14:52