Kriza në Eurozonë, takohen Sarkozy,Merkel dhe Monti

Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë do të takohen sot gjatë ditës për të diskutuar çështjen e krizës së borxheve në Eurozonë.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet ta theksojnë mbështetjen e tyre për kryeministrin italian, Mario Monti, në takimin e përbashkët në Strasburg.
Megjithatë, vazhdojnë të mbesin mosmarrëveshjet ndërmjet Francës e Gjermanisë për mënyrën më të mirë të trajtimit të krizës.