E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia perfshihet nga greva

Një grevë 24-orëshe në Portugali ka pezulluar qindra fluturime dhe ndalur transportin publik në shenjë proteste kundër masave shtrënguese të propozuara nga qeveria .

Punonjësit në aeroporte dhe ata në metrotë e Lisbonës i janë bashkuar grevës kundër masave të shkurtimit, si pasoje e situatës së vështirë ekonomike.

Protesta e sotme pritet të jetë masive ku qindra punonjës, mësues dhe staf i spitaleve do të protestojnë në kryeqytetin portugez.

Parlamenti voton javën e ardhshme në një plan për uljen e deficitit, kusht ky nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Greva pritet në një nga më të mëdhatë në historinë e Portugalisë.

Ajo është mbështetur nga dy sindikatat kryesore të punës, të cilat përfaqësojnë më shumë se një milion punëtorë.

Qeveria propozon shkurtimin e shpenzimeve në një gamë të gjerë të shërbimeve publike, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, forcave të armatosura dhe rritjen e taksave.

Është planifikuar gjithashtu eliminimi i pushimeve të Krishtlindjeve për shumicën e punonjësve të sektorit publik.

Norma e papunësisë ka arritur ne me shume se 12% dhe qeveria konservatore e kryeministrit Pedro Passos Coelho ka thënë se nuk ka zgjedhje, por për të shkurtuar shpenzimet qeveritare.

Coelho u bë kryeministër në qershor pasi qeveria socialiste u rrëzua mbi shkurtimet e buxhetit. Koalicioni i tij qeverisës ka shumicën në parlament kështu që javën e ardhshme votimi përfundimtar rreth buxhetit 2012 pritet të kalojë ne parlamentin portugez.

Portugalia është vendi i tretë pas Greqisë dhe Republikës Irlandeze që bie pre e situatës së vështirë ekonomike në Europë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›