E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel Komisioni Europian prezanton Librin Jeshil

Komisioni Europian ka paraqitur në Bruksel të gjitha propozimet për fuqizimin e qeverisjes ekonomike mbi vendet e Eurozonës, për fuqizimin e vigjilencës mbi llogaritë publike të secilit vend si dhe të ashtuquajturin Librin jeshil, me një seri draftesh, ku jane paraqitur tre propozime, mbi emetimin e Eurobondit.

Parlamentet e vendeve të eurozonës do të mbeten sovrane por ligjet financiare të të gjitha vendeve të Euros do të analizohen nga Komisioni europian , i cili mund të kërkojë ndryshime për secilin vend. Kështu ka deklaruar presidenti i KE Jose Manuel Barroso gjatë prezantimit të Librit Jeshil, me propozimet për fuqizimin e convergjencës në vendet anëtare.

"Kriza ka treguar se pa qeverisje më të fortë në zonën e euros do të jetë e vështirë në mos e pamundur për të mbajtur një monedhë të përbashkët. Pra, mendoj se është pikërisht koha, për të çuar përpara propozimet për vendet anëtare pavarësisht se do të jetë e vështirë për t’i pranuar ato”, ka deklaruar presidenti i KE Jose Manuel Barroso.

Mbi paketën me gjashtë masa të reja, ka folur edhe Komisioneri për cështjet ekonomike dhe financiare, Olli Rehn.Vendet e eurozonës duhet të paraqesin në Komisionin europian projektet mbi ligjet e bilancit brenda 15 tetorit të cdo viti. Duke prezantuar rregulloren mbi harmonizimin e buxheteve kombëtare të eurozonës,

“Pas paraqitjes së ligjeve mbi financat, Komisioni europian do të jap një vlerësim për vendet e eurozonës dhe nëse ato nuk janë në linjë me përcaktimet e Brukselit, këtyre vendeve do tu kërkohet një project i ri, ndërkohë që do tu jepen edhe rekomandimet me masat shtesë”, tha Olli Rehn.
Në konferencën e tyre përbashkët Barroso dhe Rehn, kanë folur edhe për propozimet konkrete për bonot e stabilitetit, apo Eurobondet.
Libri Jeshil sipas KE, organizon debatin politik në BE mbi motivimet, parakushtet dhe opsionet për financimin e borxhit public me bonot e stabilitetit.
Bëhet fjalë për një sistem të emetimeve të bonove të përbashkëta nga të gjitha shtetet anëtare të Eurozonës, që do të mundësonte një fuqizim domethënës të BM dhe do të krijionte mundësitë të reja dhe të ndryshme përmes të cilave qeveritë do të financonin borxhin e tyre.
Hipotezat e paraqitura në Librin Jeshil, sipas Komisionit, do të kenë një impact të fort pozitiv mbi stabilitetin dhe integrimin dhe në të njëjtën kohë duke nxehur debatet mbi secilin vend do të sjellë ndryshime në Traktat.

Për këtë Barroso u ka dhënë një apel të gjithëve duke thënë se vendet e eurozonës duhet t’i diskutojnë propozimet dhe të shfaqen me një mentalitet të hapur , pa pozicione dogmatike. Ai ka shtuar se eurobondi është mjaft efektiv për tregjet europiane, por nuk mund t’I zgjidhë problemet në mënyrë të menjëhershme. Mbi kundërshtimet e gjermanisë barroso ka sqaruar se është absurde të mendosh se Komisioni paraqet ide që shkojnë kundër vendeve anëtare. 'sot jemi duke paraqitur vetëm propozimet dhe idetë ndërkohë që presim diskutime të hapura dhe më të thella ka thënë barroso.
Por nga Parlamenti gjerman Anglea merkel ka ndërprerë diskutimet e brendshme dhe nuk ka kursyer reagimin e saj kritik ndaj KE

"Mendoj se është shumë shqetësuese dhe e papërshtatshme, që Komisioni propozon tani eurobondin. Si mund të kuptohet zgjidhja me një bashkimit të problemit të borxhit në euro-zonë. "Kjo është ajo që nuk do të funksionojë."

Por Barroso në fjalën e tij siguroi se "Banka Qendrore Evropiane ka për të vepruar në kuadër të traktatit. Dhe ne respektojmë plotësisht pavarësinë e Bankës Qendrore Evropiane, ne besojmë se kjo është e rëndësishme për besueshmërinë jo vetëm të Bankës Qendrore Evropiane, por edhe të euros dhe të eurozonës , dhe ne jemi të sigurt se BQE do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar, natyrisht, jo vetëm stabilitetin e çmimeve, por edhe stabilitetit financiar, ka deklaruar kreu i KE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›