Kriza në eurozonë, mblidhen sot liderët e BE-së

Liderët e Bashkimit Europian pritet të mblidhen sot për të diskutuar për krizën ekonomike që ka përfshirë eurozonën .
E mërkura ishte paralajmëruar prej kohësh si dita kur liderat e BE-së do të dilnin me një plan të përbashkët, për mënyrën se si duhej përballuar kriza aktuale.
Pritshmëria e përgjithshme që në 24 orët e ardhshme të miratohen vetëm principet e planit, me detajet që do të negocohen dhe aprovohen në një kohë të mëvonshme.
dërsa shtetet ndajnë një qëndrim unanim përsa i përket nevojës për krijimin e një fondi emergjence, Franca dhe Gjermania kundërshtojnë mekanizmat që do të kontrollojnë fondin.
Kriza greke gjithashtu ka përçarë të dy vendet, me Berlinin që është pro faljes së gjysmës së borxheve të Greqisë dhe Francën që e kundërshton idenë, me pretendimin se diçka e tillë do të vendoste në vështirëse serioze shumë banka franceze.