E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, e pazgjidhshme

Share

“Kriza greke është e pazgjidhshme, pavarësisht përpjekjeve te qeverise vendase”. Kështu e përcakton agjencia e klasifikimit ekonomik, FITCH, situatën ekonomike ne Greqi ne një analize te saj te fundit te krizës se monedhës evropiane. Sipas saj, marrja e kësteve vetëm sa zgjat agoninë e këtij shteti, por nuk zgjidh problemet reale te shtetit helen. Ndërkohë, përpara mbajtjes se takimit te eurozonës te mërkurën, kjo agjenci shkruante se edhe masa për rikapitalizimin e bankave përmes hedhjes ne qarkullim te 100 miliardë eurove, nuk do te sillte shpëtim për monedhën evropiane, për shkak te krizës ne Greqi, Itali e Spanje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›