Rriten me 17 përqind kërkesat për azil

Numri i kërkesave për azil të paraqitura në vendet e industrializuara është rritur për 17% në gjysmën e parë të këtij viti. Shumica e azilkërkuesve ka origjinën nga vendet në të cilat po sundojnë kriza afatgjate të zhvendosjeve, thuhet në Raportin të cilin sot e shpalli Agjencia për Refugjatë pranë OKB- UNHCR.
Vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve mbeten të njëjtit: Afganistani (15.300 kërkesa), Kina (11.700 kërkesa), Serbia, Kosova (10.300 kërkesa), Iraku (10.100 kërkesa) dhe Irani (7.600 kërkesa), etj.
Raporti i UNHCR-së thekson se niveli dhe trendet e azilit në vendet e industrializuara në gjysmën e parë të vitit 2011 gjë që tregon se në periudhën 1 janar -30 qershor të vitit 2011, janë paraqitur 198.300 kërkesa për azil. Për krahasim, në të njëjtën periudhë, vitin e kaluar janë paraqitur 169.300 kërkesa për azil.
Duke patur parasysh se numri më i madh i kërkesave për azil zakonisht po paraqitet në gjysmën e dytë të vitit, UNHCR-ja parashikon se deri në fund të vitit 2011, numri i përgjithshëm i kërkesave për azil do të arrijë numrin 420.000, më të lartën gjatë tetë viteve të kaluara.
Këtë vit gjithashtu u paraqitën dhe kriza të mëdha të zhvendosjeve në Afrikën Perëndimore, Veriore dhe Lindore. Sipas kësaj, thuhet në Raport, është rritur numri i kërkesave për azil, të cilat po i paraqesin shtetasit e Tunizisë, Bregut Fidanishte dhe Libisë (4.600, 3.300 dhe 2.000 kërkesa). Megjithatë, në përgjithësi, ndikimi i këtyre zhvillimeve me numrin e kërkesave të paraqitura në vendet e industrializuara është i kufizuar.
“Viti 2011 është një viti i krizave të zhvendosjeve pa precedent që kur jam unë Komisar i Lartë,” deklaroi Antonio Guterres, Kreu i UNHCR-së. “Ndikimi i këtyre krizave mbi numrin e kërkesave të paraqitura për azil në vendet e industrializuara është, me sa duket, më i ulët se që mund të pritej, pasi shumica e atyre që kanë ikur, kanë shkuar në vendin fqinjë. Megjithatë, jemi mirënjohës për faktin se vendet e industrializuara po vazhdojnë ta respektojnë të drejtën e çdo njeriu për t`i shqyrtuar kërkesa për azil.”
Sipas kontinenteve, numri më i madh i kërkesave për azil është regjistruar në Evropë – 73% nga të gjitha kërkesat e paraqitura në vendet e industrializuara. Rënie e numrit të kërkesave të paraqitura është shënuar vetëm në Australi: 5.100 kërkesa, në krahasim me 6.300 në vitin paraprak.
Sipas vendeve, në Shtetet e Bashkuara janë paraqitur më shumë kërkesa për azil (36.400) se në çdo vend tjetër të industrializuar. Pastaj vijojnë Franca (26.100), Gjermania (20.100), Suedia (12.600) dhe Mbretëria e Bashkuar (12.200). Vendet nordike ishin rajoni i vetëm i Evropës në të cilin është shënuar rënie në numrin e kërkesave të paraqitura për azil. Ndërkohë, numri i kërkesave për azil janë paraqitur në Azinë Veri-Lindore është rritur dyfish – në Japoni dhe Korenë e Jugut janë paraqitur 1.300 kërkesa, në krahasim me 600 kërkesat për azil të regjistruara gjatë gjysmës së parë të vitit 2010.