E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza nuk zgjidhet mes shqiptarësh, shpresa vetëm te ndërkombëtarët

Gazeta Shqip

Forum

Çfarë mendojnë Mustafa Nano, Andrea Stefani, Fatos Baxhaku dhe Skënder Minxhozi për krizën e KQZ-së. Parashikimet për fatin e zgjedhjeve dhe sugjerimet për daljen nga ngërçi

Analistët kanë këshilla vetëm për opozitën: Kujdes kurthet!

Kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi dhe Anetari i KQZ Ilirian MuhoNë katër ditë, gjithçka ishte ndërtuar për të garantuar një nivel minimal besimi te zgjedhjet e 23 qershorit, u zhbë. Shqipëria ndodhet në një krizë politike të paprovuar më parë, jo për nga rëndësia, por për nga komplikimi. Johnatan Moore, njeriu i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili po udhëheq negociatat për krizën e re shqiptare, deklaroi dje se me këtë KQZ nuk mund të shkohet në zgjedhje. Palët nuk lëshojnë dhe gjithçka duket se po shkon në një rrugë pa krye. Katër analistë politikë, Mustafa Nano, Andrea Stefani, Fatos Baxhaku dhe Skënder Minxhozi mundohen të hedhin dritë mbi situatën duke iu përgjigjur tri pyetjeve bazike: Çfarë po ndodh, si mund të përfundojë dhe si duhet të përfundojë? Përveç pesimizmit, të katër analistët i bashkojnë dy gjëra: që asnjëri nuk pret që Berisha të jetë më i arsyeshëm dhe që të vetmit që mund të ndryshojnë situatën janë ndërkombëtarët.

 

Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

Mustafa NanoMustafa Nano: Me këtë që po ndodh mund të jenë befasuar të huajt, por jo ne. Ajo që po ndodh është tipikisht shqiptare. Palët po zihen për të pasur nën kontroll procesin e zgjedhjeve, ngaqë vetëm kjo është mënyra e vetme, sipas tyre, për ta mbrojtur këtë proces nga hilet e tjetrit.

Por në terma konkretë, kjo situatë e ka një fajtor. Quhet Sali Berisha. Në mënyrë krejt të papritur, kryeministri vendosi që një anëtar të KQZ-së tia marrë opozitës. Fillimisht donte tia merrte me motivin e balancimit të KQZ-së, pasi kështu paska vendosur ai dhe Fatos Nano në një marrëveshje të vitit 2003 (!!!), dhe më pas, duke e parë se ky motivim ishte trashaman, vendosi ta bënte shkarkimin e Ilirjan Muhos me një motiv tjetër. Vendosi ta shkarkonte si njeri me njolla në terma legalë. Por ky rezultoi të ish një motiv edhe më trashaman. Dhe e gjitha për ti bërë bisht një ligji, që saktëson e rregullon në mënyrë të qartë momentet e shkarkimit të anëtarëve të KQZ-së. Dhe ligji është aq i qartë, sa edhe diplomatët e huaj, të cilët zakonisht, për një logjikë ex officio, flasin me një gjuhë të drunjtë, të balancuar, të kujdesshme, neutrale, këtë herë treguan me gisht fajtorin. Dhe i thanë: Stop, mos e bëj atë që ke në mendje? Por ai e bëri.

Pas kësaj, kemi dorëheqjet e anëtarëve të tjerë të KQZ-së. Nuk jam në gjendje të them, nëse këto dorëheqje e zgjidhin apo e thjeshtojnë situatën. Kam frikë se e komplikojnë atë. Por nga ana tjetër, ne e dimë se si thjeshtohet situata politike në Shqipëri. Thjeshtohet veç në një mënyrë: Duke e lënë Berishën të bëjë çtë dojë. Hë, si thoni, ta thjeshtojmë situatën?

Andrea StefaniAndrea Stefani: Jemi në një thuajse krizë të KQZ-së. Por për mua nuk ka asgjë të papritur në çka po ndodh. Kam pasur bindjen, që e kam shprehur edhe në artikuj e intervista, se e vetmja mundësi që Berisha të qëndrojë në pushtet (aq më shumë tani pas largimit të LSI nga koalicioni qeveritar) është të manipulojë zgjedhjet. Akti më i fundit i shkarkimit me dhunën e kartonit të Ilirjan Muhos nga KQZ, është në funksion të këtij qëllimi që Berisha i ka vënë vetes. Në të njëjtën mënyrë, ai kish imponuar me dhunën e shumicës edhe ndarjen e zonave zgjedhore, si dhe numrin e deputetëve për çdo zonë. Duke shkarkuar Muhon, me pretendimin absurd se kompozimi i institucioneve duhet të reflektojë dinamikën e aleancave partiake, Berisha dhe juristët që e udhëzojnë, treguan se sa pak e kuptojnë ligjin dhe pavarësinë e institucioneve që burojnë nga ai. Sepse ligji (Kodi Zgjedhor në rastin konkret) e ka përfillur marrëveshjen politike për balancim politik të KQZ. Dhe këtë e ka bërë duke i dhënë të drejtë pozitës dhe opozitës të propozojnë anëtarët e KQZ në raporte të caktuara. Por pasi këta emërohen si të tillë nuk mund të jenë më ushtarë të partive që i kanë propozuar. Por ky është koncepti i Berishës. Sipas tij, anëtari i KQZ është si ajo kukulla e teatrit, veprimet e së cilës diktohen nga ai që komandon gjymtyrët e saj me ca tela nga prapaskena. Prandaj kur ia rrëmbejnë kukullën i duket se i bëjnë një padrejtësi dhe kërkon që ta zëvendësojë me një kukull tjetër.

Fatos BaxhakuFatos Baxhaku: Situatën e ankthit, pasigurisë, mënisë, të cilën politika po e përcjell deri poshtë te hallexhinjtë tanë të shumtë, nuk e konsideroj gjë tjetër veçse pasojë të një sistemi tashmë të konsoliduar për keq, i cili nuk ka synim të çojë përpara Shqipërinë, porse vetëm të ruajë pushtetin e një klase politike e cila është e lidhur në një mijë e një mënyra me një oligarki financiare. Shumë prej politikanëve të opozitës, por edhe kolegë gazetarë e analistë e kanë lidhur këtë gjendje me emra të caktuar, para së gjithash me Sali Berishën. Mendoj se kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë. Në radhë të parë, prej faktit se ai është produkti një historie të caktuar, të cilën shumë prej nesh, shqiptarëve them në tërësi, e kanë përjetuar ndonëse në forma të ndryshme. Në këtë kuptim nuk mund të themi se atë na e solli dikush nga jashtë dhe na e imponoi si në kohë të pushtimit. Aspak, Berisha është njësoj si shumë prej nesh, me të mira, të këqijat, komplekset, që burojnë nga karakteri, formimi, origjina, lidhjet familjare e shpirtërore. Të thuash se vetëm një person na qenka shkaku i gjërave që nuk ecin në Shqipëri është naivitet jo vetëm politik, por edhe krejt elementar. Kjo mënyrë të menduari e shndërron betejën politike në një betejë personale duke e banalizuar atë dhe sidomos, duke mos zgjidhur shkaqet e së keqes tonë. Beteja mes personave dhe jo mes ideve, çon pastaj edhe në një klimë konfliktuale shumë të rrezikshme. E kemi treguar disa herë që nuk jemi nga ata popuj që i zgjidhim gjërat qetësisht, 21 janari, 1996, 1997, 1999 nuk është se janë shumë larg. Andaj ka qenë një përgjegjësi e kahershme e politikanëve tanë që ta shuajnë zjarrin që në xixat e tij të para dhe jo ti fryjnë atij, sikurse po ndodh sot çdo ditë e më shumë.

Skender MinxhoziSkënder Minxhozi: Po konsumohet sipas meje nivelimi i raportit të forcave mes palëve, sipas konfigurimit të ri që ndodhi, me ikjen e LSI majtas. Kjo përplasje nuk do të kishte ndodhur fare, nëse Meta nuk do të përmbyste

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›