E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Korrupsioni dominant

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon Widhers është shprehur plot shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës politike në vend, ndërsa ka theksuar se partitë po bëjnë luftë për pushtet, duke u shndërruar në pak të besueshëm për sytë e publikut. Uithers këshilloi më tej krerët e politikës shqiptarë që të zgjidhin problemet e krijuara.

Gjatë prezantimi të raportit të IDRA-s për përceptimin e korrupsionit në Shqipëri, diplomati i lartë amerikan u shpreh se ka pasur përkeqësim edhe lidhur me çështjen e korrupsionit në Shqipëri, pasi sipas tij vendi ynë meriton më shumë.

Duke nënvizuar faktin se korrupsioni nuk është vetëm një çështje shqiptare, por globale, madje edhe e vetë vendit të tij, Widhers iu referua të dhënave se rreth 92 për qind te shqiptarëve qe pohojnë se korrupsioni është gjerësisht dhe pjesërisht i përhapur në Shqipëri.

Ai ka vijuar më tej duke thënë se kjo e dhënë duhet të shërbejë si alarm për personat përgjegjës në mënyrë q ëtë bëhet më shumë në këtë drejtim.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›