E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, debat në këshillin bashkiak për sheshin para katedrales

Një nga investimet e Bashkisë së Korcës për sheshin para katedrales së qytetit i miratuar nga KRRT-ja është duke u vënë në pikëpyetje pas votës kundër të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të cilët prej disa muajsh gëzojnë shumicën dhe të drejtën e vendimarjes në Këshill.

Debatet në këshill kanë qënë të ashpra dhe kryetari i bashkisë së Korçës Niko Peleshi ka kërkuar që të arsyetohet pa anshmëri politike për të mos e politizuar këtë çështje që i përket gjithë qytetarëve të Korçës.

Këshilltarët demokratë kanë kërkuar që ky projekt t’i nënshtrohet sërish një vendimarje pranë KRRT-së së Bashkisë me argumentimin se ndërhyrjet në një sipërfaqe publike të ndërtesës së Këshillit të Qarkut janë të dëmshme, në një kohë kur ndërhyrja në projekte për të mos prekur këtë lulishte është korrigjuar pak kohë më parë.

Përplasjet në këshillin bashkiak të Korçës kohët e fundit kanë qënë të shumta. Vetëm pak javë më parë projektbuxheti i këtij viti pati shkaktuar përplasje mes këshilltarëve të fy forcave kryesore dhe vonesa në miratimin e tij.

Albana çakshiri

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›