Prifti Korrupsion ne nivele te larta te politikes

Zotit Prifti tha se eshte nder te vetmit politikane qe ka marre guximin dhe ka deklaruar pasurine e tij ne menyre transparente. Por kjo sipas tij dekurajon shoqerine shqiptare dhe politiken pasi sipas tij pas sulmeve te ashpra te opozites ndaj tij shume politikane do te fshehin pasurine e tyre reale.
Korrupsioni tek ne quhet zotesi dhe eshte i shtrire edhe ne nivele te larta politike. Ne qeveri dhe nivele te larta une jam nder te vetmit qe kam marre guximin dhe kam bere nje deklarate transparente te pasurise. Shume nga koleget me thane mua ca ke bere Menyrat e goditjes nga opozita nxisin te tjeret qe te mos deklarohen pasurite. Rasti im eshte dekujarues per Shqiperine dhe per politikanet e tjere tha Prifti.
Me tej deputeti i qarkut te Fierit u shpreh se politika ka hartuar ligjin ne menyre te tille qe te mos zbulohet. Ai e cilesoi gjoben prej 30 mije lekesh ndaj shkelesve si anormale dhe tha se duhet te ndiqen ndiqen penalisht.
Ligjet jane bere qe te mos zbulohet askush ne menyre te tille qe te mos zbulohet asnje politikan. Kemi persona te tjere qe kane lidhje te ngushte me politikane dhe marrin 30 mije leke gjobe dhe nuk ndiqen penalisht u shpreh deputeti Prifti.
Zoti Prifti e cilesoi vendin tone si nder te vetmit ne bote ku deputeti nuk ka te drejte te merret me asnje aktivitet tjeter pervecse aktivitetit te tij politik. Kjo sipas tij behet per te patur ligjvenesit nen varesi dhe kontroll te plote.
Deputeti nuk ka te drejte te merret me asnje aktivitet ekonomik jemi nder rastet e vetme ne bote. Ne parlament futen persona qe me nje rroge te jene nen kontroll. Nga vete ligjet qe ka nxjerre politikanet detyrohen te fshehin pasurite dhe te bejne nje aktivitet tjeter me emer tjeter. Drejtesia cdo dite e me shume behet politike presidenti con dekretet te cilat varen nga vullneti i mazhorances. Nuk duhe te jete koncepti qe gjyqtari duhet te jete ushtar deklaroi Prifit.
Ne perfundim te fjales se tij ish-Ministri i METE-s u shpreh se politika nuk ka vullnetin e duhur dhe deshire per tu kontrolluar.