E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kapet arsenal armësh, në pranga 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia në portin e Durrësit pasi është kapur me një arsenal armësh.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 23-vjeçari Ali Koçi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet një sasi armësh që kishin për destinacion qytetin e Ankonës në Itali.
 

Ndërkohë materialet hetimore në ngarkim të 23-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë me akuzën për “trafik armësh”
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›