E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, rriten kërkesat për ndihmë sociale

Gjirokastër - Janë familjet e kthyera nga emigracioni ato që përbëjnë risinë në këtë drejtim. Informacionet e marra pranë zyrës së Mbrojtjes Shoqërore në Bashkinë e Gjirokastrës tregojnë se gjatë muajit shkurt në skemën e ndihmës ekonomike janë përfshirë 4 familje më shumë në krahasim me një muaj më parë.

Kështu, nga 247 familje të trajtuara në muajin janar, në shkurt do të trajtohen 251 të tilla. Shefja e kësaj zyre, Arta Shajko pohon se në listën e familjeve që trajtohen janë përfshirë edhe të kthyera nga emigracioni e që plotësojnë kushtet për të marrë ndihmë ekonomike.

Bashkia Gjirokastër është ndër njësitë e qeverisjes vendore në vend me numrin më të ulët të familjeve që përfitojnë ndihmë financiare.

T.Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›