E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg deri në 7 vjet kush falsifikon zgjedhjet

Share

Grupi i punës pranë Komisionit për Reformën Zgjedhore ka përgatitur disa amendime që ashpërsojnë dënimet për ata që fusin duart në zgjedhje. Kështu, pengimi i subjekteve zgjedhore sjell dënimin nga 3 muaj deri në 3 vjet burg. Falsifikimi i materialeve dhe rezultatit zgjedhor sjell burg nga 3 deri në 7 vjet burg. Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor dënohet me gjobë nga 200 deri në 700 mijë lekë. Shkelja e fshehtësisë së dënimit dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 2 vjet. Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 1 vit. Kurse pengimi i zgjedhësit dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›