Kroacia heq vizat për shqiptarët

Kërkesa e heqjes së vizave për Shqipërinë, gjatë sezonit turistik është bërë nga qeveria shqiptare.
Heqja e vizave për periudhën katërmujore gjatë verës dhe vjeshtës për shqiptarët, komentohet nga ambasadori kroat si “një shprehje e marrëdhënieve të ngushta të partneritetit dhe miqësisë që ekzistojnë mes dy vendeve, të cilat u anëtarësuan së bashku në NATO dhe kanë ndërtuar një gamë të gjerë bashkëpunimi të shkëlqyer në të gjitha fushat në dobi të së mirës së ndërsjellë mes dy popujve”.
Ndërkohë që ambasadori Javorski ka shprehur dëshirën që shqiptarët të marrin lajmin e mirë për lëvizjen pa viza në BE, Kryeministria shqiptare e interpreton vendimin e qeverisë kroate si një rezultat i rezultateve të larta të qeverisë shqiptare në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me BE.