E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza skenaret per euron


Paniku që ka mbjellë kriza e eurozonës ka celur mes ekspertëve debatin, se sa larg mund të shkojë kjo situatë. Andis Harasani dhe Sybi Hida thonë se përtej asaj cfarë po ndodh, skenari i braktisjes së euros duket i pababazë.

"Po të shihet vlerësimi i Euros, përkundrejt monedhave të tjera, kemi të bëjmë me lëvizje normale. Po të shihen aksionet europiane po operojnë në të njëjtën mënyrë si aksionet në vitet 70-të. Pra është një histori e stërparë dhe cdo panik për një shpërbërje të euros është i pabazë", tha Harasani.

Ndërsa Sybi Hida thotë: Euro është një monedhë, e cila menaxhohet nga vendet më të fuqishme të Europës, kështu që edhe atyre nuk do i interesonte Kriza FinanciareEurozonë, Ministrat e Financave debatojnë për krizën Polonia: Gjermania të shpëtojë eurozonën Obama: Mbështetje BE-së për krizën një zhvlerësim ose një humbje e kësaj monedhe".

Megjithatë ata mendojnë se edhe për një të ardhme të afërt euro do të vazhdojw të humbasë terren ndaj dollarit, por edhe lekut.

"Do të vazhdojë të ketë një zhvlerësim të euros. Parashikimet më optimiste janë për një euro nw nivelin 1.2 me dollarin amerikan", tha Harasani.

Edhe ekonomia shqiptare preket nga këto zhvillime. Efekti i parë është ai tek individët, që duket i dyanshëm.

"Mund të dëmtohen ata shqiptarë, të cilët kanë kursimet e tyre në euro, por fenomeni tjetër është fenomeni pozitiv për shqiptarët, të cilët kanë borxhe në euro, sepse do u duhen më pak lekw për të blerë euro për të kthyer borxhin", thotë Hida.

Megjithatë ekspertët janë në një zë, kur thone se në këto kushte kur tregu është emotiv, këshilla më e mirë për qytetarët është të mos nxitohen për t'i transferuar kursimet nga njëra monedhë në tjetrën.

"Historikisht dhe teorikisht është provuar që të vetmit që humbasin nga këmbimet valutore, janë investitorët e vegjël. Ka studime, të cilat në periudhe 18 mujore, të gjithë investitorët e vegjël humbasin shumat që ata kanë, ngaqë futen në veprime valutore", thotë Harasani.

Vec individëve duket se edhe qeveria përfiton nga zhvlerësimi i euros.

"Kjo mund t'i ndihmonte financat publike, sepse borxhi ynë i huaj do të bëhej më i lirë dhe shërbimi ndaj i tij do të bëhej më i lirë, pra do të duhej më pak lekë për të blerë euron, për të kthyer borxhin", sqaron Hida.

Monedha europiane po kalon ditët më të vështira që nga krijimi i saj. Aktualisht në media qarkullojnë disa skenarë, se si eurozona mund të dalë nga kriza, ku përfshihet variantet nga një zhvlerësim i përbahshkët i euros, deri tek ndarja e eurozonës në dy blloqe e madje edhe skenari më i fortë që është ai i braktisjes së kësaj monedhe dhe rikthimi i monedhave kombëtare.  
  

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Po nëse euro "vdes"?!
Përkeqësimi i krizës europiane përtej parashikimeve më pesimiste, duke vënë në pikëpyetje tani edhe vetë ekzistencën e euros, ngre shqetësimin se cilat do të jenë pasojat në Shqipëri.
Ekonomia 99 vjet
Në 99 vjet që nga viti 1912, standardet e jetesës së shqiptarëve janë përmirësuar me 4 herë, por fqinjët tanë kanë njohur përmirësime edhe më të mëdha. Buxheti që i humbet emrin koalicionit
Marko Bello - Dy vjet më parë, koalicioni që qeveris vendin u pagëzua nga Sali Berisha si koalicioni i integrimit. Sot, për të dytin vit radhazi, kemi dështuar tërësisht në përpjekjet për t’iu afruar Europës, duke mos arritur të fitojmë statusin e vendit kandidat. Rriten eksportet me Kosovën
Bllokada tregtare e verës mes Serbisë dhe Kosovës ka krijuar mundësi përfitimi për biznesin shqiptar duke gjallëruar tregtinë mes dy vendeve. Ballkani në rrezik recesioni
Rreziku i një recesioni tjetër në Ballkan është shumë i madh, pasi vendet e tij janë tejet të ekspozuara ndaj krizës në Eurozonë.


Lajmet kryesore

Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Rama e Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Clirimi me dy data
Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve
Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›