Opera “Turandot” ngjitet në TOB
Opera e kompozitorit të njohur italian Xhiakomo Pucini “Turandot” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në data 3 deri në 9 dhjetor. Në qëndër të shfaqes është historia e princeshës Turandot e cila është një grua e fortë që komandon popullin e vet me dorë të herkurt. Kalafi personazhi tjetër kryesor vjen dhe zbulon bukurinë e Turandotit dhe njëkohësisht ai ka një mundësi të mirë që nëpërmjet saj ai të bëhet mbret.
Në rolet kryesore interpretojnë atë të princeshësh Turandot, vjen nën interpretimin e Eva Golemit dhe Irini Nikolla, në rolin e Liusë interpretojnë Eriona Gjyzeli dhe Besa Llugiqi. “Turandot” është një opera me tre akte, me libret të Giusepe Adami dhe Renato Simonit. Shfaqja e parë është dhënë në teatrit prestigjoz La Skala, në prill të vitit 1926, nën drejtimin e Arturo Toskaninit.