E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kemi klimen me te mire per biznesin


Takimin me 45 konsujt e nderit të Shqipërisë në botë, pjesë e axhendës shtetërore për 99-vjetorin e pavarësisë, kryeministri Sali Berisha e shfrytëzoi për të promovuar imazhin e Shqipërisë, si një vend me potenciale të larta zhvillimi.

Duke theksuar se prioriteti i shqiptarëve është integrimi ne Bashkimin Europian, kryeministri Berisha shprehu bindjen se ky duhet te jete nje proces teresisht i bazuar ne performance. Mbi kete parim, ne takimin me konsujt e nderit te Shqiperise, kryeministri permendi perpjekjet e vendit ne keto dy dekada liri, ku nga vendi i 3-te me i varfer ne bote me 204 dollare per fryme, tani Shqiperia eshte ne grupin e vendeve me te ardhura mesatare te larta me mbi 8 Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël në hartë, ju gjeni këtu një vend të vogël me mundësi dhe potenciale të jashtëzakonshme

Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise mije dollare per fryme.

Si momentin kyc te zhvillimit te vendit, kryeministri Berisha vleresoi periudhen pas vitit 2006, kur qeveria e tij nisi reformat ekonomike me uljen e taksave dhe investimet per modernizimin e infrastruktures, ku sipas tij, ne nje rrjet rrugor prej 18 mije kilometrash ne vitin 2006 ishin te ndertuar vetem 2430 prej tyre, ndersa sot jane te ndertuara mbi 9 mije kilometra rruge. Ne nje hark kohor prej dy vjetesh kryeministri Berisha beson ne kompletimin e te gjithe rrjetit rrugor, duke u ofruar qytetareve, turisteve dhe bizneseve lehtesi qarkullimi dhe kursim kohe.

"Unë nuk pretendoj se ne kemi përpara një bulevard. Jo, ende jo. Por ne po punojmë shumë që të përmirësojmë klimën e biznesit në vend. Ne vendosëm një nga sistemet më barrën më të ulët fiskale në Europë dhe më gjerë - taksa e sheshtë prej 10 për qind, kontributet e sigurimeve shoqërore prej 15 për qind, hoqëm shumë tarifa dhe studimet serioze tregojnë se qeveria shqiptare i përket grupit të 10 vendeve me ndërhyrjen më të vogël të qeverisë, çka është shumë e mirë. Ndaj besoj se pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël në hartë, ju gjeni këtu një vend të vogël me mundësi dhe potenciale të jashtëzakonshme", tha Berisha.
 
Kryeministri Berisha vuri ne dukje se per shkak te politikes se kujdesshme dhe reformave ekonomike, Shqiperia renditet ne nje nga vendet e pakta qe jo vetem nuk njohu recesionin ekonomik, por, sipas treguesve nderkombetare, investimet e huaja direkte u rriten ndjeshem. Megjithate kryeministri kerkoi angazhimin e konsujve te nderit, per te inkurajuar investitore te tjere te huaj dhe per te punuar se bashku me qeverine duke bere me te miren ne arritjen e objektivit per shnderruar Shqiperine ne nje vend te zhvilluar.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Clirimi me dy data
Shqipëria mbase është nje rast unikal në botë, ku forcat politike mbeten të ndara në festimet për nder të Ditës së Çlirimit.
Shkodër, Çlirimi përkujtohet me protesta
Një grup të rinjsh protestuan pranë Varrezave të Dëshmorëve të Shkodrës, për mënyrën e padenjë me të cilën heronjtë e luftës trajtohen. Elbasan, tkurret administrata e bashkisë
Viti 2012 do ta gjejë administratën e Bashkisë së Elbasanit me të paket ne numer. Këshilli Bashkiak ka miratuar me shumice votash shkurtimin e organikës së administratës.
Kur zgjedhjet mbajnë era qelb
Edon Qesari - "Peshku qelbet nga koka": një shprehje e kahershme, nga moti i osmanllinjve, që aq mirë mund t'i përvishet kinse-revolucionit të valëvitur në Egjipt përgjatë shkurtit të shkuar. Gjërat janë keq? Duhet pasur frikë se ka më keq se sa keq
Mustafa Nano - Në Shqipëri gjërat po shkojnë keq, shumë keq. Vendi dhe tërë institucionet kanë rënë një e nga një në dorë të një njeriu të vetëm, Sali Berishës.

Lajmet kryesore

Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Rama e Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Clirimi me dy data
Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve
Tadic: Të hiqen barrikadat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›