Kriza, studentët italianë në protesta

Qindra student italianë i janë drejtuar sërish shesheve për të protestuar kundër shkurtimeve në buxhetin e arsimit nga qeveria e Berluskonit. Të “armatosur” me bomba ngjyruese, studentët, disa të maskuar dhe disa jo, u përplasën e bllokadën e policisë, e cila ishte e përgatitur me mjetet e saj mbrojtëse.
“Sot studentët marshojnë drejt Romës, për të treguar se beteja e punëtorëve, e shkollave, universiteteve dhe studentëve është e bashkuar”, deklaroi Xhusepe Marteli, një nga protestuesit pjesë e sindikatës. Sipas tij ky është momenti që të kundërshtohet vendimi i qeverisë dhe Bankës Qëndrore Europiane. Studentët të cilët mbanin në duar banderola në të cilat shkruheshin “Jo borxhit tonë" apo "Nëse ju bllokoni të ardhëm, ne do të bllokojmë qytetin" vijuan marshimin e tyre në Ministrinë e Arsimit.
Qeveria italianë nën presionin për të redukstuar borxhin publik, ka deklaruar se do të shkurtojë shpenzimet e nevojshme dhe reforma do të krijojë një sistem të meritës, e cila është nevojë e të punësuarve. Mbështetësit e kësaj pakete, kanë deklaruar se sistemi aktual propdhon shumë specialistë në shkencat shoqërore, të cilët kanë edhe papunësinë më të madhe, ndërsa sistemi ka nevojë për më shumë specialist të diplomuar në inxhineri etj. Por kundërshtuesit e kësaj pakete kanë pohaur se shkurtimet në buxhet prekin kapacitetin itlaian për kërkime të nevojshme. Për të nëjtën arsye edhe studentët grekë kanë mbushur sheshet, duke u përplasur disa herë me policinë.
Protesta të studentëve ka pasur dhe në Kili të cilët akuzojnë qeverinë për një sistem shumë të shtrenjtë edukimi. Sipas tyre është e neojshme që kjo kosto të ulet pasi universiteti po bëhët në këtë mënyrë e papërballueshëm për të njerzit e varfër. Protestat e studentëve kilianë ka degjeneruar në dhunë, ndërsa policia për të shpërndarë turmën ka përdorur autobotë më ujë.