Paneta Operacioni ne Libi mund te marre fund seshpejti

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se operacionet e NATO-s ne Libi ka te ngjare te marrin fund shpejt por nuk ka plane se si dhe kur do te nderpriten veprimet ushtarake per mbrojtjen e civileve ne kete vend te Afikes se Veriut. Korrespondeti i Zerit te Amerikes ne Pentagon Luis Ramirez na informon nga Brukseli ku zoti Paneta ndodhej per te marre pjese ne takimin dy ditor te ministrave te Mbrojtjes te NATO-s.
Sekretari Paneta tha se cdo vendim se kur do te nderpritet misioni ushtarak ne Libi varet nese luftimet vazhdojne dhe nese kercenimi kunder civileve ne vend mbetet e pranishem.
Zoti Paneta perfundoi dje takimin me aleatet e NATO-s ne Bruksel duke thene se konsensusi eshte se misioni ne Libi mund te perfundoje shpejt. Por ai tha se duhet te ekzistojne se pari disa kushte vecanerisht ne raport me luftimet qe vazhdojne mes forcave revolucionare dhe trupave besnike te ish udheheqesit te vendit Moamar Gadafi.
Duhen patur parasysh disa kritere per sa i perket situates ne Libi. Se pari cfare po ndosh ne Sirte dhe se dyti a ruan regjimi aftesine per te sulmuar civilet
Sekretari Paneta tha se vendimi varet gjithashtu nese qeveria e re do te jete e afte per te mbrojtur civilet. Me ne fund tha ai cdo vendim do te merret pasi komandantet e operacionit bejne rekomandimet e tyre.
Kryekomandanti i NATO-s admirali i marines amerikane Xhejms Stavridis tha se aleatet po shqyrtojne kushtet e pergjithshme ne terrn para se te sugjerojne perfundimin e operacionit.
Kjo nuk eshte nje seri parametrash precize. Ajo eshte nje fakt vjeresimi i situates.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmusen sugjeroi se operacioni qe ka hyre tani ne muajin e shtate mund te vazhdojne edhe per nje fare kohe por shprehu besimin se jo per nje kohe te gjate.
shte e qarte se perfundimi i operacionit eshte i shpejte. Forcat e Gadafit po luftojne per nje kauze te humbur. Kercenimi per civilet po shuhet. Zhvillimet pozitive te koheve te fundit ne Libi jane te pakthyeshme.
Aleanca e NATO-s ka rene dakord te vazhdoje operacionin shumekombesh te njohur si Mbrojtesi i Bashkuar deri ne muajin dhjetor.
Dje vone shefi amerikan i mbrojtjes shkoi ne Napoli per te degjuar vleresimet e komandanteve te larte te fushates ushtarake ne Libi dhe per tu takuar me trupat amerikane te stacionuara ne kete qytet port te Italise.