Qato mposht anglezin Terry Carruthers

Boksieri i njohur shqiptar Kreshnik Qato ka fituar sifidën e sotme ndaj Terry Carruthers. Pas 6 raude dueli Qato fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pasi rezultati ishte 89-56 pikë.
Menjëherë pas ndeshjes boksieri shqiptar ua ka dedikuar fitoren gjithë sportdashësve shqiptarë si dhe ka falenderuar promotorin zotin Ylli Ndroqi dhe kompaninë “Yldon” për mbështetjen e tij.
“Ishte një fitore e vështirë por shumë emocionuese. Falenderoj promotroin zotin Ylli Ndroqi dhe kompaninë “Yldon” për mbështetjen që më kanë ofruar. Kjo fitore është për të gjithë sportdashësit shqiptarë” tha qato.
Dueli i boksit Qato-Carruthers u zhvillua në Londër, ndërkohë që mbi 500 shqiptarë kanë mbështetur boksierin Qato. Mësohet se ndeshja ka qënë e ekuilibruar dhe tani Qatos i hapet rruga për të boksuar për titullin kampion.