Kriza, takohen udhëheqësit e 27 vendeve të BE
Udhëheqës nga 27 vende të Bashkimit Evropian, do të takohen në Bruksel në përpjekje për të gjetur mënyra për të dalë nga kriza e borxheve dhe për të nxitur vende të reja pune si dhe rritje ekonomike.
Një ditë më parë, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik paralajmëroi 17 vendet e eurozonës për rrezikun nga recesioni i rëndë.
Udhëheqësit e BE-së pritet që në takimin e sotëm të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të nxitur rritje ekonomike në Evropë dhe rrugëdalje nga kriza. Ndërkaq, presidenti i sapozgjedhur francez, Franncois Hollande është zotuar se nuk do të nënshkruajë paktin fiskal të Europës, nëse nuk parashikohen masa për të nxitur rritje ekonomike.