Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Europës

Edmond Haxhinasto
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, do të kryesojë delegacionin shqiptar që do të marrë pjesë në punimet e Sesionit Ministerial të Komitetit të Ministrave të KiE-së, që do të zhvillohet në Strasburg, në datën 23 maj 2012.
Këshilli i Evropës do të bëjë sot kalimin e kryesisë së Komitetit të Ministrave nga Britania e Madhe tek Shqipëria. Kalimi do të bëhet gjatë Sesionit Ministerial të Komitetit të Ministrave të KiE-së, që do të zhvillohet në Strasburg. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, do të kryesojë delegacionin shqiptar.
Në cilësinë e tij si President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, do të paraqesë prioritetet dhe aktivitetet e kryesisë së parë shqiptare të këtij organi të rëndësishëm politik të Këshillit të Evropës.
Nëpërmjet kësaj presidence, Shqipëria do të bëhet zëri i përbashkët i 47 vendeve anëtare, nën moton: Të bashkuar në diversitet.