E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza te Inter largon yjet

Mospjesmarrja në kupat e Europës dhe kriza që po kalon skuadra e Interit në sezonin e fundit, mund të shoqërohet me largime të disa yjeve të skuadrës.

Përveç portierit Handanoviç, i cili ka qenë një nga më të mirët e këtij sezoni dhe që pritet të kalojë në radhët e Barcelonës, një tjetër emër i madh i skuadrës zikaltër mund ti japë lamtumirën skuadrës në merkaton e verës. Bëhet fjalë për mesfushorin kolumbian Fredi Gaurin, i cili nuk ndihet mirë te një skuadër që do të luftojë sezonin e ardhshëm vetëm për kampionat dhe Kupën e Italisë.

Për ish mesfushorin e Portos, që cilësohet si një nga më të fortët e këtij reparti, interesohet skuadra e Totenham dhe veçanërisht trajneri i kësaj skuadre, Andre Vilas Boas.

Sipas mediave angleze, bëhet e ditur se drejtuesit e klubit të Spërsave kërkojnë ti bëjnë një dhuratë trajnerit të tyre nëse ky i fundit arrinë që ta dërgojë ekipin në Chempions Ligë sezonin e ardhshëm. Për të arritur këtë objektiv, Totenham duhet të rivalizojnë me Arsenal deri në sekondat e fundit. Nëse në fund arrihet ky objektiv, atëherë Guarin shihet si përforcimi i radhës për londinezët që kërkojnë një përfaqësim dinjitoz në kupat e Europës.

Sipas shtypit britanik bëhet e ditur se drejtuesit e skuadrës kanë përgatitur një ofertë për mesfushorin e zikaltërve që kap shifrën e 20 milion stërlinave. Një shumë e kënaqshme kjo që mund të bëjë shumë punë në radhët e skuadrës së Moratit.

Tani mbetet për tu parë nëse Totenham do të kualifikohet për në Chempions për të mësuar pastaj ofertën zyrtare të drejtuesve të Totenham në drejtim të zikaltërve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›