E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan interesohet për shërbimet David Villës

Milan interesohet për shërbimet e sulmuesit të Barcelonës David Vila.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Italiane Korriere dello sport, ku thuhet se drejtuesit e kuqezinjve kanë hyrë në kontakte me ato të skuadrës Katalanase, por nuk jepen detaje mbi bisedat e para ku kuqezinjtë thuhet se kanë bërë edhe ofertën.

Kërkesa e bërë nga Milan është një iniciativë e nisur nga vetë trajneri Alegri, i cili pëlqen lojën e bomberit Iberik.

Ky i fundit ka kërkuar prej kohësh largimin nga katalanasit. Për të marrë shërbimet e Vilës, Milan duhet të mposhtë konkurencën e Arsenal që interesohet prej kohësh për kartonin e sulmuesit iberik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›