Zyrtare: Shkarkohet Roberto Mancini

Roberto Mancini është shkarkuar nga Manchester City. Trajneri italian më në fund është shkarkuar nga skuadra angleze pas një edicioni zhgënjyes. Lajmi konfirmohet nga BBC ku thuhet se bordi ka vendosur sot në mbrëmje për të shkarkuar Mancinin.
Pas 3 viteve e gjysmë punë si trajner i Cityt, Mancini do të dorëzoj këtë post pasi nuk arriti të fitoj këtë edicion asnjë trofe. Humbja në FA Cup me Wigan ishte goditja e fundit që Mancini me Cityn e morën këtë edicion.
"Ishte një vendim i vështirë për të shkarkuar Mancinin, por që bazohet në rregullat e klubit. Skuadra jonë ka investuar shumë për të fituar tituj, gjë të cilën sivjet nuk e arritëm. E falënderojmë Mancinin për të gjithë që ka bërë për ne" deklaroj një zyrtar i skuadrës së Cityt.
Vendin e tij pritet ta zë trajneri i Malagas, Manuele Pellegrini./Indeksonline/