E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza te ardhurat rishikohen me ulje 12

TIRANE- Duke filluar nga 2011- a vleresimet e qeverise shqiptare kane ndryshuar tri here brenda vitit. Keshtu sa i perket Prodhimit te Brendshem Bruto per vitin ne vazhdim ai parashikohet 1.326 miliarde leke ne fillim te vitit 1.320 miliarde ne korrik dhe 1.319 miliarde ne nentor. Keto shifra per vitin e ardhshem luhaten edhe me shume por gjithnje ne ulje duke kaluar nga 1.426 miliarde ne 1.409 miliarde dhe perfundimisht ne 1.390 miliarde leke. Ne vitin 2013 vleresimet jane perkatesisht 1.537 miliarde 1.502 miliarde dhe 1.477 miliarde leke me nje ulje nga shkurti deri ne nentor ne masen kater per qind. E njejta situate paraqitet edhe per 2012-en me 1.652 miliarde ne shkurt 1.602 miliarde te vleresuara ne korrik dhe 1.575 miliarde leke ne fund te vitit me nje ndryshim gati 5 per qind ne ulje. Te ardhurat buxhetore ndjekin te njejten tendence
korrigjimi ne ulje. Keshtu per 2014-en ishin parashikuar 448.1 miliarde leke te ardhura por ato jane ulur ne 417.7 miliarde ne korrik dhe madje ne 400.7 miliarde ne nentor me ulje ne masen gati 12 per qind.
Persa i perket ketij viti qeveria parashikon renie nga 362.2 miliarde leke te parashikuara ne fillim ne 334.1 dhe 329.8 miliarde leke ne nentor. Per vitin e ardhshem keto shifra kalojne nga 377 ne 354 miliarde leke.
Shpenzimet buxhetore parashikohen te gjitha gjithashtu me ulje. Per kete vit ato kalojne nga 409 miliarde ne 377 miliarde leke vitin e ardhshem vleresohen nga 420 ne 395 miliarde leke dhe per 2013-en shifrat kalojne nga 457 miliarde ne 436 miliarde dhe ne fund ne afro 420 miliarde leke duke kapur serish ate nivel qe ishte parashikuar ne fillim per 2012-en. Per vitin 2014 duket se kishte qene shume i guximshem
objektivi per te shpenzuar afro 500 miliarde leke nga buxheti i shtetit dhe shifra eshte korrigjuar dy here per te arritur ne 447 miliarde leke te reja. Deficiti buxhetor synohet te mbahet ne kontroll per tu larguar sa me shume nga niveli prej shtate perqindesh i 2009-es e per te kaluar vitet e ardhshme ne tre per qind. Megjithate borxhi publik do te ishte me shume se 6.6 miliarde euro ne fund te vitit 2014.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›