E Diel, 1 Nëntor 2026

Martini Gjyshi la pergjysme nje roman te ri historik

TIRANE- Sabri Godo kishte ne duar nje roman te ri historik. Ishte marre seriozisht me te gjate gjysmes se pare te ketij vitit. Nje dosje e madhe e mbushur plot me dokumente historike i sherbente per referenca e saktesime te shumta datash ngjarjesh e personazhesh. Familjaret e kane ate dosje se bashku me doreshkrimin e gjysmes se romanit ende ne shtepi. Por shkrimtari i njohur i romaneve historike nuk mundi ta perfundoje kete veper. Ai mbylli syte dje ne mesdite ne shtepine e tij prane Ministrise se Jashtme ne bulevardin Zhan Dark. Pas ketij lajmi familjaret kane mbledhur doreshkrimet e tij fletet dokumentet dhe gjithcka tjeter qe ai kishte ne tryezen e punes e ndersa e benin gati shtepine per te hapur dyert e mortit shenimet e Godos i mbyllen ne nje kuti e cila do te hapet dite me vone. Por cfare kishte ne tryezen e tij te punes shkrimtari Godo Nipi i tij Martini nje prej djemve te vajzes mjekes Anila Godo rrefen se gjyshi i tij po punonte me kete veper deri ne momentin qe mori vesh per semundjen e rende.
Martin a ka lene Sabri Godo ndonje veper te fundit te pabotuar
Gjyshi kishte ne duar nje veper te re. Kishte kohe qe po punonte per te. Kishte mbledhur shume materiale historike e dokumentacion dhe kishte shkruar nje pjese te mire te librit ne kohen qe mesoi se ishte i semure.
Kur e mori vesh per semundjen
Ishte muaji qershor kur mesoi se nga csemundje vuante. Pas kesaj ai shprehu deshiren per ta perfunduar kete liber e per ta publikuar.
E vijoi punen me romanin edhe pas ketij lajmi te hidhur
Gjate muajve te veres ai thuajse nuk e preku me kete doreshkrim. E la menjane. U mor me shume me lexime. Pas veres gjendja e tij u perkeqesua dhe ai spati mundesi qe i rikthehej serish ketij libri.
Cfare tematike permban romani
Eumlshte nje roman historik kaq mund te them. Nuk mund te tregoj asgje me shume qofte edhe per ngjarjet qe zhvillohen aty pasi gjyshi ishte shume i rezervuar per te folur rreth librit. Nuk donte qe ta lexonte njeri deri ne momentin qe do ta perfundonte.
Ishte veper voluminoze Sa faqe doreshkrim ka lene
Shenime jane shume. Eumlshte nje dosje e madhe e mbushur plot me dokumente historike qe ai i shqyrtonte here pas here. Puna finale nuk e di se kur mund te perfundonte. Por kishte shume kohe qe punonte mbi ate liber.
Cili ishte angazhimi i tij pasi la menjane kete roman
Ai vertet u shkeput nga angazhimi qe kishte nisur me kete roman por nuk i nderpreu takimet dhe aktivitet e tjera publike e shoqerore. Kjo derisa gjendja e tij shendetesore nisi te rendohej. Ai i rralloi takimet dhe daljet ne publik dhe muajin e fundit u shkeput teresisht dhe iu nenshtrua kujdesit te familjareve.
Mendoni se i mbeti peng ky roman i paperfunduar
Nuk mund te them se ishte pengu i tij i fundit. Libri ishte nje nga shume gjerat qe ai donte te bente keto vitet e fundit nje pjese e te cilave ai i perfundoi dhe i pa te botuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›