E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter ngjarje e rende trondit Vidohoven

Nje tjeter ngjarje trondit fshatin Vidohove ne Devoll. Pak dite pas krimit te rende, ndaj tre vellezerve Mulliri ne kete fshat, nje burre i moshuar vrau veten.
Ismet Musabej, 67 vjec jetonte ne nje shtepi prane shtepise se autorit te vrasjes se trefishte Besim Karaji. Musabej, mesohet se diten e krimit, e ka ndihmuar Karajin, duke i dhene cizme dhe buke, te cilat i sherbyen atij gjate tri diteve te udhetimit nga Devolli per ne Kruje, ku dhe iu dorezua policise. Nuk dihen arsyet e verteta te vetevrasjes, por dyshimet e para sipas policise mund te lidhen me kete ngjarje, pasi 67 vjecari mund t’i trembej ndonje penalizimi apo qofte edhe hakmarrjeje per ndihmen qe i ka dhene autorit te krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›