E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, zyrtarë të BE e FMN në Greqi

Zyrtarë të Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qëndrore Europianë kënë mbërritur në Athinë për të kontrolluar përparimet në reformat ekonomike atje. BE-ja dhe FMN-ja po i huazojnë Greqisë 136 miliard dollarë për të shpëtuar ekonominë e saj të rënduar nga falimentimi.

Deri tani Greqia ka marrë pagesën e parë prej 20 miliardë euro dhe nëse ka realizuar kushtet e vendosura do t’i akordohet një tjetër pagesë prej 9 miliardë eurosh. Ministri grek i Financave George Papaconstantinou tha për gazeten greke “Investor’s World” se besonte se vendi i tij i kishte plotësuar kushtet e nevojshme për këstin tjetër të huasë masive. Ai tha se paketa greke e reformës ekonomike, shkurtimi i shpenzimeve dhe ndryshimet në sistemin e pensioneve po sjellin rezultate.

Paneli i vëzhguesve do të largohet nga Greqia më 6 gusht. Greqia e gjeti veten në borxhe të thella dhe me një defiçit masiv në fillim të këtij viti dhe kishte nevojë për një ndihmë shumë të madhe financiare për të parandaluar probleme edhe më të thella. Problemet financiare çuan në rënien e vlerës së euros. Po ashtu, shtuan shqetësimet mes investorëve rreth problemeve financiare në ekonomitë e tjera të trazuara të Bashkimit Evropian, përfshi Spanjën, Portugalinë dhe Irlandën. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›