E Diel, 1 Nëntor 2026

“Krizat të negociueshme, por kërkesat e PS-së nuk kanë bazë ligjore”

Kreu i PAD, Neritan CekaCeka e konsideron si kompleks inferioriteti, përpjekjen për të ftuar ndërkombëtarët që të zgjidhin punët mes palëve politike në Shqipëri Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka shprehet se situata politike në Shqipëri është e negociueshme, por negociatat nuk duhet të bazohen mbi kërkesat e PS-së. Ceka vëren se çështjet e ngritura nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, bien ndesh me ligjet dhe kushtetutën e vendit. “Kuvendi nuk mund të imponohet nga ato kërkesa të propozuara nga PS, të cilat edhe kanë krijuar këtë situatë të paprecedentë, bojkot të parlamentit tej çdo afati të parashikuar”, u shpreh Ceka. Duke iu referuar negaciatorëve të huaj, për të kapërcyer këtë ngërç institucional tejet të panevojshëm, por i imponuar ilegjitimisht nga Edvin Rama, kreu i PAD, Neritan Ceka tha se është një kompleks inferioriteti. “Përpjekja për të ftuar ndërkombëtarët është gjithmonë një kompleks inferioriteti që kanë shqiptarët, që sa herë nuk i zgjidhin punët e tyre mundohen ta ndërkombëtarizojnë çështjen dhe rezultatet kanë qenë gjithmonë negative për Shqipërinë”, u shpreh Ceka.Sipas tij, kanë qenë tre tryezat e rezultateve të kryesuara nga presidentët  për zgjidhjen e ngërçeve. E para në ‘97 kur  Franc Vranicki vendosi të negociojë me të gjitha palët, për nevojën e një qeverie teknike dhe e ftoi opozitën t’i bënte thirrje popullit të mos rrëmbente armët.“Me kujtohet qe erdhi Vranicki dhe nuk i uli dot shqiptaret për të gjetur një zgjidhje, ishin vete shqiptaret qe në një moment te caktuar vendosen ta bëjnë tryezën e partive politike me presidentin e atëhershëm Berisha dhe gjetën zgjidhjen te zgjedhjet e parakohshme”, vijon Ceka.Një tjetër tryezë ishte ajo 2007, e thirrur nga presidenti Moisiu. “Ishin zgjedhjet që u diskutua çështja e kohës, pastërtisë së zgjedhjeve, dhe përsëri u bë me iniciativën e presidentit Moisiu sepse nuk pati një zgjidhje në Parlament”, shton ai.Po ashtu në 2008, në pritje të zgjedhjeve të 2009, presidenti Topi organizoi tryezën e tre të partive. Por një tjetër sfidë e vështirë për politikën shqiptare pas viteve 2000, ishte zgjedhja e presidentit të Republikës në vitin 2002. Pas ndërhyrjes së kryetares së delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Doris Pak, Nano dhe Berisha ranë dakord për Alfred Moisiun si president.Gjatë historisë së pluralizmit 15-vjeçar, krizat politike kanë qenë konstante në Shqipëri. Dhjetëra mediatorë të huaj ndihmuan në zgjidhjen e tyre, disa të tjerë dështuan. Pas afro dy dekadash, pas zgjedhjeve të para të lira, politika përballet me të njëjtën sfide, mungesën e dialogut dhe presionin në rritje të diplomatëve për të gjetur zgjidhjen. Sipas politikanit Neritan ceka, politika shqiptare ka krijuar një ndjenjë inferioriteti nga ndërmjetësit ndërkombëtarë, të cilët sipas tij jo gjithnjë duhen....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›