E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krize kuponesh per qytetaret e Durresit

Radhe te gjata ne sportelet e Postes Shqiptare per blerjen e kuponeve qe mundesojne aplikimin e qytetareve me pasaporten biometrike. Marrja e vendimit unanim per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen ka nxitur edhe me shume interesin per te aplikuar per dokumentin e vlefshem per udhetim nderkohe qe perseri ne sportelet e postes shqiptare ka krize per kuponet. Gjate dy diteve te fundit numri i personave te interesuar per marrjen e tyre ka qene shume i larte. Mungesa ne fillim te javes i ka vene me shume ne levizje njerezit. Nderkaq ne zyrat e kompanise Aleat puna per aplikimin e qytetareve me pasaporten biometrike vazhdon normalisht ndersa nga qytetare te ndryshem aplikues deklarohet se eshte zgjatur afati i marrjes ne dorezim te ketij dokumenti deri ne nje muaj. Interesi ka qene ne rritje per te terhequr pasaportat e prodhuara edhe ne sportelet e komisariateve te policise Durres Shijak e Kruje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›