E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa fiskale miraton disa ligje shtyhet ulja e xhiros

Ndryshimet

Disa ndryshime te rendesishme ligjore qe prekin procedurat fiskale jane miratuar dje nga qeveria pas shume diskutimeve te zhvilluara ne dy javet e fundit me biznesin. Mes projektligjeve te miratuara vecohet rritja e akcizes me 40 per paketat e duhanit duke e bere nga 50 ne 70 leke rishikimi i aplikimit te TVSH per shendetesine dhe skema e re e llogaritjes se tatim-fitimit sigurimeve shoqerore private etj. Ajo qe bie ne sy eshte mungesa e projektligjit per uljen e xhiros vjetore te biznesit te vogel sikurse ishte planifikuar nga 5 ne 2 milione leke. Mesohet se per kete draft ka pasur shume diskutime dhe kundershti jo vetem nga biznesi por edhe nga organizmat nderkombetare. Kalimi i nje kategorie te caktuar biznesesh te vogla ne te madh shkakton volum pune te larte per administraten tatimore kosto te medha per biznesin si dhe te tjera nderlikime. Ligji i ri Per tatimin mbi te ardhurat parashikon nje sere ndryshimesh sic jane njohja e shpenzimeve te kryera nga punedhenesi per sigurimin e jetes dhe te shendetit te punemarresve. Gjithashtu u miratua edhe perjashtimi nga tatim-fitimi i nje kategorie te caktuar investitoresh me synim rikthimin e kapitalit shqiptar te investuar ne vendet e huaja. Gjithashtu behen ndryshime per llogaritjen e parapagimit te tatim-fitimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›