E Diel, 1 Nëntor 2026

Krizë në qeverinë belge, kryeministri kërkon dorëheqjen

Qeveria belge pas katër muajsh të formimit të saj, rrezikon të bie.Kryeministri Yves Leterme ka kërkuar para mbretit Alberti i II-të dorëheqjen nga ky post, pasi, sipas tij, koalicioni prej pesë partish nuk ka mundur të bie dakort për një reformë bazë të kushtetutës. Mbreti nuk e ka pranuar kërkesën e Letermit për dorëheqje. Ai kërkoi kohë për të dhënë miratimin, thuhet në një deklaratë të shtëpisë mbretërore pas bisedimeve disa orëshe. Kriza që ka përfshirë  qeverinë qëndron kryesisht mes flamanëve që flasin holandisht, të cilët synojnë më shumë autonomi, dhe valonëve që flasin frengjisht. Kristiandemokratët flaman të kryeministrit Leterme kishin fituar në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar duke u bazuar ne kërkesën për më shumë pavarësi rajonale.    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›