E Diel, 1 Nëntor 2026

Krizë politike, dorëhiqen deputetët e Berlusconi-t

Vendimi për dënimin e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, ka tronditur politikisht Italinë. Mediat italiane njoftojnë se deputetët e partisë së Berlusconi-t, PDL-së, kanë dorëzuar dorëheqjet tek kryetarët e grupeve parlamentare në të dyja dhomat e parlamentit italian.

Ministrat e partisë Populli i lirisë janë po ashtu të gatshëm për të dhënë dorëheqjen dhe për të shkuar me to tek presidenti, Giorgio Napolitano, në rast se nuk gjendet një zgjidhje për rastin Berlusconi, shkruan Shekulli.

“Ne jemi të gatshëm të dorëhiqemi për të mbrojtur idealet tona”, ka thënë ministri i Brendshëm, Angelino Alfano. Me këtë hap rrezikohet koalicioni qeveritar i kryeministrit Enrico Letta, i cili dy ditë më parë paralajmëroi se mund të ndodhte një skenar i tillë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›