Sejdiu ia “sheh sherrin” Isës!

Një “propagandë” e përhapur në opinion se avokati, Korab Sejdiu, do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e nëntorit i ka kushtuar shtrenjtë atij. Profesori i disa lëndëve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Sejdiu, nga vitit 2010 ka ligjëruar disa lëndë në këtë fakultet, ndërsa para disa javëve përfundimisht ka hequr dorë nga puna në universitet, shkruan Zëri.
Deri te kjo situatë ka ardhur pasi që, siç thotë ai, është zhvilluar “luftë” nga profesorët militantë dhe shërbëtorë të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta degradojnë, duke e cilësuar si të padenjë për të ligjëruar dhe duke e detyruar kështu që të heqë dorë nga të qenit profesor.
Ai thotë se në vitin 2012 ka kërkuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që t’ia nostrifi kojë diplomën, por
zyrtarët e kësaj ministrie nuk e kanë kryer këtë gjë, brenda afatit ligjor.
I është zvarritur me muaj të tërë, ndërsa më vonë i është thënë se titulli që ka marrë gjatë studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është i barasvlershëm me titujt që jepen në universitetet evropian. /Zëri/