E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, 1 i vdekur, 15 të plagosur pas përplasjes së një treni me një autobus

ZAGREB- Nje person humbi jeten dhe 15 persona u plagosën sot duke përfshirë dy në gjendje të rëndë, kur një autobus u godit nga një tren, në jug të Kroacisë, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Të gjithë personat e plagosur nga aksidenti, që ndodhi pranë qytetit Drnis, rreth 220 kilometra, në juglindje të Zagrebit, ishin pasagjerë të autobusit", theksuan burimet zyrtare kroate.

"Të plagosurit u shtruan të gjithë në spital dhe dy prej tyre janë në gjendje kritike", shtuan burimet zyrtare vendase.
Burimet vendase nuk dhanë hollësi të mëtejshme mbi shkaqet e aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›