TOPI: Ligjet për gjyqësorin po mbahen peng nga politika
TIRANE- Presidenti i Republikës ripërsëriti sot apelin ndaj partive politike për bashkëpunim dhe dialog si e vetmja rrugë për të realizuar reformat në sistemin e drejtësisë, aq të kërkuara dhe nga Bashkimi Europian.
Kreu i shtetit shqiptar shfrytëzoi sot hapjen e konferencës për sistemin e drejtësisë të organizuar nga EURALIUS për të përcuar mesazhin e bashkëpunimit, si detyrim ndaj vendit, tek dy forcat politike kryesore në vend, Partia në pushtet, PD dhe PS e cila vazhdon të bojkotojë parlamentin deri në bërjen transparente të zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Apeli im është i drejtëpërdrejtë. Reforma në drejtësi kërkon patjetër bashkëpunim. Vetëm në sajë të bashkëpunimit mes forcave politike mund të realizohen reformat dhe politika ka detyrim të merret me to. Nuk mjaftojnë fjalët,duhet bashkëpunim”- nënvizoi presidenti Bamir Topi në fjalën me tij të hapjes.
Kreu i shtetit njëkohësisht me detyrë dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u shpreh i shqetësuar se reforma në drejtësinë shqiptare ka luhatje.
“Reforma në drejtësi në disa raste ecën me intensitet dhe në disa raste ndërpritet. Reforma kërkon bashkëpunim të pandërprerë. "- tha më tej presidenti Topi.
Presidenti u ndal dhe në sistemin gjyqësor. Zoti Topi vlerësoi se ndonëse janë bërë hapa para ka ende shumë probleme në pavarësinë e gjyqesorit
“Janë bërë hapa të rëndësishëm në pavarësinë e gjyqësorit, por ka ende probleme. Disa gjyqtarë e kërkojnë karrierën në rrugë jo të ndershme. “- tha presidenti duke vënë theksin te procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve. “Procesi duhet të jetë inkestremisht transparent. Që të gjithë të jenë pjesë e një konkurrence të lirë ku të
vlerësohen CV-të e secilit gjyqtar".
(s.g/BalkanWeb)