E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci Mesic kundershton Tadic

Ish-presidenti kroat Stipe Mesic ka hedhur poshte deklaratat e presidentit serb Boris Tadic se vetem Ivo Josipovic ka hapur rrugen e bashkepunimit mes Kroacise dhe Serbise.

E kam hapur vete rrugen e bashkepunimit me Serbine Malin e Zi dhe Kosoven. E kam hapur vete rrugen e bashkepunimit te Kroacise me rajonin dhe te rajonit me Kroacine ka deklaruar Mesic.

Gjate vizites se tij te fundit ne Zagreb Tadic deklaroi se vetem me ardhjen ne pushtet te Ivo Josipovic ne Kroaci eshte zhvilluar nje politike e re.

I kujtoj presidentit Tadic se gjate dy mandateve te mia si president ia kam shtrire disa here doren per bashkepunim ka pohuar Mesic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›