SHBA Manovrat me Korene e Jugut nuk drejtohen kunder Kines
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane hedhur poshte kritikat kineze ndaj manovrave ushtarake amerikano-jug-koreane te planifikuara per diten e diel. Manovrat e planifikuara te mbahen ne Detin e Verdhe nuk drejtohen kunder Kines tha nje zedhenes i departamentit amerikan te Mbrojtjes. Ashtu si manovrat e meparshme ato ndermerren per te shtuar friken tek udheheqja komuniste e Korese se Veriut. Si aleat i ngushte i Korese se Veriut Kina paralajmeroi ndaj te gjitha aktiviteteve ushtarake pergjate bregdetit te saj. Edhe Koreja e Veriut ka paralajmeruar serish Korene e Jugut dhe SHBA-ne te mos ndermarrin manovra te perbashketa ushtarake. Planet per manovra e cojne gadishullin korean ne prag te nje lufte theksoi agjencia shteterore verior-koreane e lajmeve KCNA. Keshtu udheheqja komuniste ne Phenian vazhdon kursin e saj te konfrontimit te filluar me sulmin e artilerise te marten kunder nje ishulli jug-korean. Gjate nje vizite ne ishullin Yennpyeong komandanti i forcave amerikane ne Korene e Jugut gjenerali Walter Sharp deklaroi Ne dhe komanda e Kombeve te Bashkuara do te hetojme ne teresi rastin dhe i bejme thirrje Korese se Veriut qe te heq dore nga sulmet e saj ne te ardhmen.